Sardi: Rezistenca antimikrobike, një nga sfidat më të mëdha në shëndetin publik

Kosova

Sardi: Rezistenca antimikrobike, një nga sfidat më të mëdha në shëndetin publik

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 12:20
Foto

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me qëllim të vetëdijesimit për rezistencën antimikrobike dhe ballafaqimit të përdorimit të panevojshëm të antibiotikëve, dhe shtijës së tyre pa recetë të mjekut, ka organizuar sot një tryezë për të shënuar ‘Javën Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët’.

Nga ky diskutim u kërkua gjithashtu një bashkëpunim më i madh ndërinstitucional për të ballafaquar këtë sfidë botërore.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, duke folur për qëllimin e kësaj tryeze, tha se duhet të nxiten praktikat më të mira për të adresuar rezistencën antimikrobike në Kosovë.

Ramadani: Motoja e fushatës është e ardhmja e antibiotikëve në duart tona

“Çdo nëntor shënohet Java Botërore e Vetëdijesimit për Antibiotikët me qëllim që të ngritet vetëdijesimi global për rezistencën antimikrobike dhe të nxiten praktikat më të mira në adresimin e kësaj sfide te publiku, punëtorët shëndetësorë dhe vendimmarrësit në shmangien e shfaqjes dhe përhapjes së mëtejme të rezistencës antimikrobike. Këtë vit motoja e fushatës është e ardhmja e antibiotikëve në duart tona”, tha Ramadani.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi,  u shpreh se rezistenca antimikrobike është një sfidë për kujdesin shëndetësor global, dhe kërkoi angazhimin e duhur për t’u ballafaquar me këtë.

Sardi: Rezistenca antimikrobike një nga sfidat më të mëdha në shëndetin publik

“Rezistenca antimikrobike është bërë një nga sfidat më të mëdha në shëndetin publik në mbarë botën. Me ndikim në rritjen e mundësisë për të marrë sëmundje pa pasur medikamente efektive. Për këtë rritet edhe norma e vdekshmërisë dhe kosto e shëndetit shëndetësor. Një pjesë e kësaj rezistence antibakterial vjen nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve si dhe nga mjedisi që shkaktohet. Hulumtimet mjekësore dhe ato statistikore tregojnë që nëse sektori shëndetësor vazhdon në përdorimin e antibiotikëve, më shumë njerëz  do të vdisnin nga rezistenca antimikrobikese sa nga kanceri. Pra, është një sfidë për kujdesin shëndetësor në mbarë botën, por edhe në Kosovë”, tha ambasadori Sardi.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë,  Naim Bardiqi tregoi disa nga masat që i kanë bërë në kuadër për të ballafaquar këtë sfidë.

Sipas tij në këtë formë plotësohet plani i veprimit dhe strategjisë për të luftuar rezistencën antimikrobike.

Bardiqi: Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të përkrahë zbatimin e plotë të strategjisë

“Udhëzimi administrativ për çmimin e produkteve medicinale, i cili po ashtu është në fuqi dhe është duke u zbatuar. Transformimi farmaceutik, i cili nënkupton zhvillimin e farmacisë klinike në spitale si një ndryshim që në këtë sistematizim të ri do të ketë veprim edhe për përcjellje më të mirë të shpenzimit, efekteve anësore dhe monitorimit të përshkrimit racional në Spitale. Fuqizimi i inspektoratit farmaceutik në vitin 2019 dhe një nga praktikat e inspektoratit është edhe monitorimi i përshkrimeve të antibiotikëve në barnatoret komunitare dhe rritja e inspektorëve. Në këtë mënyrë, MSH do të vazhdojë të përkrahë zbatimin e plotë të strategjisë dhe planit të veprimit, duke mundësuar përmbushjen sa më të lartë të këtij plani me gjithë komponentët e paraparë”, tha ai.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, mikroorganizmat indikatorë të rezistencës janë 2-5 herë më të lartë sesa mesatarja evropiane për të gjithë antibiotikët e krahasuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat