Integra: Çerdhe brenda Institutit Albanologjik, fituese gruaja e sekretarit

Kosova

Integra: Çerdhe brenda Institutit Albanologjik, fituese gruaja e sekretarit

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 12:39
Foto

Instituti Albanologjik prej dy projekteve të mëdha ka finalizuar vetëm veprën e Rexhep Qosjes ndërsa atë të Anton Çettës nuk e ka përfunduar ende edhe pse e njëjta kishte pasur të përfundojë para dy vitesh.

Kështu u tha gjatë publikimit të raporti “Instituti i Vet izoluar – Vlerësim i Shoqërisë Civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës” nga Integra.

Sipas këtij vlerësimi që nga viti 2008, Institutit Albanologjik i është ndarë linjë e veçantë buxhetore, e sidomos prej vitit 2012, kur buxhetin vjetor e ka mbi gjysmë milioni euro, ndërsa buxhetin për sivjet rreth 1 milionë euro.

Shkëlzen Gashi nga OJQ Integra, tha se gjetja e parë është se sipas Ligjit për Veprimtarin Kërkimore-Shkencore, drejtori që përveç që e drejton Institutin Albanologjik, kryeson edhe Këshillin Drejtues dhe Këshillin Shkencor të tij.

“Për më shumë nuk ka kurrfarë kufizimesh ligjore a statutare sa i përket numrit të mandateve që mund të mbajë”, tha Gashi.

Ai po ashtu tha se në këtë Institut nuk ka asnjë projekt  ndërkombëtar dhe asnjë punim në gjuhën angleze.

 Si shqetësim tjetër po konsiderohet edhe konkursi për hapjen e një çerdheje brenda objektit të Institutit, ku fitues është bashkëshortja e sekretarit në Institutin e Albanologjisë.

 Gashi ngriti edhe çështjen profesionale të punonjësve. Sipas tij, nga 36 punonjës shkencorë në IA, shumica ose 31 i kanë të publikuar CV-të në faqen e internetit të IA, por nuk i kanë të përditësuara me publikimet nëpër revista akademike vendore e ndërkombëtare.

Kushtrim Koliqi nga Integra duke folur për qëllimet dhe objektivat e raportit tha se ka shumë institucione në Kosovë që funkisonojnë  si në ishuj, dhe nuk ka llogaridhënie dhe transparencë nga to.

Integra, kësi lloj raporti kishte bërë edhe për Akademinë e Shkencave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat