Rruga në Strezoc të Kamenicës, që rrezikon fëmijët sa herë që shkojnë në shkollë

Kosova

Rruga në Strezoc të Kamenicës, që rrezikon fëmijët sa herë që shkojnë në shkollë

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 13:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Investimet më të mëdha të pasluftës janë bërë pikërisht në infrastrukturën rrugore.

Por, edhe pas 20 vitesh, shumë vende, veçmas zonat e thella rurale, po vazhdojnë të mbeten nën hije nga strukturat komunale.

E një fat të tillë e ka edhe fshati Strezoc i Komunës së Kamenicës. Një nga rrugët e këtij fshati për shkak se nuk është asfaltuar, përveç pamundësisë për të kaluar në të, pasi që gropat sa herë që ka reshje mbushen me ujë, janë nxënësit ata që rrezikohen.

Kjo rrugë është kthyer momentalisht në liqen, ndërsa fëmijëve çdo ditë u rrezikohet jeta paso që ata duhet të kalojnë në këtë pjesë për të shkuar në shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat