Shpend Ahmeti kërkon të identifikohet kompania që mbuloi muralin tek rrethi i Fushë Kosovës

Kosova

Shpend Ahmeti kërkon të identifikohet kompania që mbuloi muralin tek rrethi i Fushë Kosovës

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 15:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një mural që ishte realizuar nga Qendra për Zhvillimin e Artit – Q’art në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë dhe Kabinetin e Kryetarit në Komunën e Prishtinës, është mbuluar nga një kompani.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar identifikimin e kompanisë që ka bërë këtë akt.

Ky është postimi i tij i plotë:

Tmerr! Kërkojmë ndihmë për të identifikuar kompaninë që ka mbuluar muralin e bukur te rrethi i Fushë Kosovës. Murale të tilla që po i shtojmë çdo vit dhe po na e zbukurojnë qytetin çdo vit.

Artistë nga e gjithë bota na ndihmojnë.

Ky akt i shëmtuar duhet të dënohet. Na ndihmoni që ta kuptojmë e që të ndërmarrim masa.

Kjo na ka ndodh edhe në rrugën B por reagimi qytetar ka zbraps çdo kompani/qytetar që ka tentu me ndërmarr vendime të tilla të turpshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat