Malishevë: KPF – mbajti mbledhjen e Dhjetë (X) të rregullt për vitin 2019

Kosova

Malishevë: KPF – mbajti mbledhjen e Dhjetë (X) të rregullt për vitin 2019

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 18:01
Pamje nga takimi

Mbledhjen e dhjetë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (X) e udhëhoqi Kryesuesi, Rrahim Morina, i cili para anëtarëve paraqiti rendin e punës, ku me votim unanim u miratua.

Debati nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, filloi me shqyrtimin e procesverbaleve të mbledhjes së nëntë të rregullt dhe të dytës urgjente dhe u miratua ashtu siç ishte, pa ndryshime.

Të shqyrtimi i Raportit të Drejtorisë së Urbanizmit për realizimin e projekteve kapitale për vitin 2019, nga anëtarët e KPF-së u kërkuan dokumentacione shtesë dhe të specifikuara për së cilin projekt të realizuar dhe ato në realizim, pasi u rekomandua për mbledhjen e radhës të KK – Malishevës, si dhe ashtu për kuvend u rekomandua edhe pika për Formimin e Komisionit për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2020.

U debatua edhe për raportin e Eko-regjionit, draft-rregulloren për Tatim në Pronë, si dhe për disa zëvendësime të anëtarëve nëpër komitete të cilët kanë bërë kërkesa për zëvendësimin e tyre.

Në fund shqyrtuan edhe kërkesat që kanë bërë qytetarët dhe kërkuan që për kërkesat e ndërrim destinimit të tokave bujqësore në ato ndërtimore e që janë në PZHK- të merret Drejtoria e Urbanizmit për vendime.

KPF- shqyrtoi edhe kërkesat të nevojave shëndetësore për personat që iu kanë drejtuar, këtij trupe të kuvendit, në shumën e lejuar ligjore.

Të gjitha këto pika u rekomanduan për mbledhjen e re të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat