Deçan: Artan Haziraj dënohet me një vit burgim për veprën penale të vjedhjes

Kosova

Deçan: Artan Haziraj dënohet me një vit burgim për veprën penale të vjedhjes

Nga: Adem Lushaj Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 22:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Pejës, dega në Deçan, nga gjyqtari Sulltan Dobraj, është marr vendim që i akuzuari Artan Haziraj nga Kotradiqi i Pejës, të dënohet me një vit burgim, si dhe të paguan gjobën prej 300 (treqind) euro, për veprën penale të vjedhjes. Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e shtetit, që përfaqësohej nga prokurorja Ardita Beçiraj, thuhet se i akuzuari Artan Haziri, më qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, e kishte marr makinën e tipit Golf 2, të cilën e kishte parkuar pronari V. S. para lokalit të tij, përball Bankës Raiffeisen në Deçan, më çka ka kryer veprën penale të "vjedhjes", sipas nenit 325 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i rastit Sulltan Dobraj, pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka vendosur që Artan Haziraj, ti caktohet masa e burgimit prej një (1) viti, si dhe gjobën prej 300 (treqind) eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat