Po fillon zbatimi i recetës elektronike

Kosova

Po fillon zbatimi i recetës elektronike

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:17

Problemet në sektorin e shëndetësisë në Kosovë janë prej më të ndryshme.

Një ndër shkaqet është edhe mungesa e një sistemi të integruar të recetes elektronike, përmes së cilës në kohë reale do të dihej gjithçka lidhur me barnat dhe terapitë e pacienteve. Por, tash e tutje ky shkak nuk do të jetë më. Sepse, tashmë Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, financuar nga huamarrja e Bankës Botërore, ka implementuar projektin e-Receta dhe sot ka filluar cikli i trajnimeve për të gjithë farmacistët në Kosovë.

Në hapjen e këtij aktiviteti, fjalë rasti ka mbajtur Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore z. Fatmir Plakiqi, i cili shprehu mirënjohje për partneret implementues të projektit (E-Recetës), përfshirë Bankën Botërore si financues i projektit përmes huamarrjes, si dhe kompaninë kontraktuese për zhvillimin dhe implementimin e tij.

Drejtori i Fondit i informoi farmacistët lidhur me rezultatet e arritura të Fondit deri me tani si dhe me objektivat strategjike të përcaktuara për vitet e ardhshme. Në kuadër të kësaj shpalosi se pas shumë sfidave Fondi ka arritur të zhvillojë dy sisteme bazike përfshirë “Sistemin e Informimit të Fondit” dhe “E-Recetën”, sisteme të cilat janë bazë për funksionimin normal të aktiviteteve të Fondit. Këto sisteme tani janë në fazën finale të testimeve si dhe në proces të trajnimeve për të gjithë përdoruesit e tyre.

Me tutje shtoi se skema e barnave jashtë spitalore është një segment shumë i rëndësishëm e cila do të ndikojë drejtpërdrejtë në uljen e shpenzimeve për xhepin e varfër të qytetareve.

Fjalë rasti me rastin e hapjes së ciklit të trajnimeve për farmaciste, mbajti edhe Kryetari i Odës së Farmacisteve z.Jakupi, raporton Literal Media.

Trajnimi i filluar nga sot do të organizohet në 23 grupe në të cilat do të trajnohen 1,127 farmacisë nga i gjithë vendi. Cikli i trajnimeve do të përfundojë 09 dhjetor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat