Ka ndërruar jetë, veterani i arsimit Gani Mazreku

Kosova

Ka ndërruar jetë, veterani i arsimit Gani Mazreku

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:23
Gani Mazreku

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Gani R. Mazreku nga Malisheva. Me rastin e vdekjes, SHFMU “Ibrahim Mazreku”, përkatësisht drejtoria e kësaj shkolle, ka mbajtur një mbledhje komemorative, ku është kujtuar jeta dhe vepra e tij. Gani R. Mazreku, ishte ndër mësuesit e parë në qytetin e Malishevës dhe për 44 vite ka kontribuar në arsim.

Në këtë mbledhje komemorative, morën pjesë edhe zyrtarët e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, të udhëhequr nga drejtori i drejtorisë, Blerim Thaçi, i cili në emër të kryetarit të komunës, Ragip Begaj, në emër të drejtorisë dhe emrin e tij personal, i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe farefisit, si dhe vlerësuar lartë kontributin e veteranit të arsimit, Gani Mazreku, në edukimin e shumë gjeneratave.

Ai ka dhënë një kontribut të madh arsimit shqip duke përcjellë gjenerata të shumta që sot i shërbejnë vendit. Një fjalë rasti u mbajt edhe nga drejtoria e shkollës dhe po ashtu nga ish nxënësit dhe kolegët e tij, të cilët shprehen kujtimet më të mira për veprën e tij jetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat