Mjegulla jo vetëm që po shkakton probleme te ngasësit e veturave në Kosovë, ajo ka krijuar vështirësi në aeroportin e Prishtinës.
Tashmë për shkak të mjegullës është anuluar një fluturim drejt qytetit të Turqisë, Stamboll.
Ky fluturim ishte planifikuar në ora 20:30, por është anuluar.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara në një prononcim ka treguar se ka edhe vonesa të fluturimeve.
“Ka pas anulime, më shumë mundemi me u informu përmes faqes ndërsa vonesat janë shkak i mjegullës.”, tha Gara.