Mjegulla, Policia apel për ngasësit

Kosova

Mjegulla, Policia apel për ngasësit

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 10:38
Ilustrim

Policia e Kosovës apelon te qytetarët për kujdes të shtuar për shkak të shfaqjes së mjegullës.

Policia përmes një njoftimi ka bërë apel tek qytetarët që të mbajnë nën vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë.

“Mjegulla më e ndenjur mund të jetë afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e mjegullës, të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe”, thuhet në apelin e policisë.

 Policia ka këshilluar shoferët që të ndezin dritat gjatë ngasjes por jo dritat me rreze të gjatë.

“Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bënë të pamundur që shoferët t’ju shohin”, njofton policia.

Mbajtja ndezur e dritave të shkurta dhe të mjegullës, mbajtja nën kontrollë e shpejtësisë së lëvizjes, mbajtja e krahut të djathë të rrugës gjatë lëvizje janë këshillat që Polici e Kosovës ka dhënë për të gjithë shoferët për shkak të paraqitjes së mjegullës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat