Bëhen me ndriçim publik disa rrugë në Podujevë

Kosova

Bëhen me ndriçim publik disa rrugë në Podujevë

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 12:02
Foto

​Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka përuruar finalizimin e projektit të ndriçimit publik në një segment të rrugës Podujevë-Kërpimeh.

Në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës në Komunën e Podujevës sivjet janë realizuar projekte të ndriçimit publik në disa rrugë brenda në qytet dhe fshatra.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë përurimin e ndriçimit publik në rrugën Podujevë-Krëpimeh, segmenti nga qyteti deri në hyrje të fshatit Bajçinë, në një gjatësi prej 4 km.

Me këtë rast Veliu tha se realizimi i këtij projekti dhe projekteve të tjera të ndriçimit publik ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve. 

“Edhe pse kjo është një rrugë regjionale, ne me mjetet e Komunës kemi investuar edhe në ndërtimin e trotuareve edhe në ndriçim publik, pa ndihmën e ministrisë, me të vetmin qëllim sigurinë e qytetarëve tanë”, tha kryetari Veliu. 

Më tej Veliu tha se projekte të ndriçimit publik janë realizuar edhe në disa rrugë të qytetit, përgjatë rrugës magjistrale deri në Merdar dhe një segment i rrugës rajonale në Orllan. 

Projekte të ndriçimit publikë janë realizuar sivjet në 7 rrugë të qytetit, në një gjatësi prej 2.6 km, si dhe janë duke u realizuar projektet në rrugën magjistrale Podujevë-Merdar, segmenti nga Shtedimi deri në Merdar, në gjatësi prej 2.7 km si dhe një segment i rrugës rajonale në Orllan në një gjatësi prej rreth 1.3 km.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat