Dy dekada të Shërbimit Korrektues, vlerësohet si institucion i rëndësishëm

Kosova

Dy dekada të Shërbimit Korrektues, vlerësohet si institucion i rëndësishëm

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 11:44
Dy dekada të Shërbimit Korrektues, vlerësohet si institucion i rëndësishëm

Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë ditës sotme ka shënuar 20-vjetorin e themelimit. Me këtë rast u tha se ky jubile këtë institucion të sigurisë po e gjen më të profesionalizuar në ofrimin e sigurisë, risocializimit dhe rehabilitimit të të burgosurve.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se në kuadër të sundimit të ligjit njëra prej hallkave të sigurisë është Shërbimi Korrektues.

Për këtë arsye theksoi angazhimin e ekzekutivit në rritjen e profesionalizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni.

Teksa përmendi edhe disa nga veprimet që i ka bërë në kuadër të qeverisjes së tij, siç tha rritjen e stafit dhe pagave për zyrtarët e Shërbimit Korrektues.

E, ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri tha se ky jubile i Shërbimit Korrektues po e gjen më të kompletuar se kurrë. Ndërsa, nikoqiri i këtij aktiviteti drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi duke folur për kontributin e institucionit që ai drejton tha se qëllimi i tyre tashmë është arritur me përmirësimin e infrastrukturës dhe tashmë përveç sigurisë ofrojnë dhe arsimim. Fjalë të mira për Shërbimit Korrektues pati dhe përfaqësues nga Ambasada e ShBA-në në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat