Caritas Kosova shënon 60 vjetorin e Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve

Kosova

Caritas Kosova shënon 60 vjetorin e Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:42
Pamje nga konfernca

Me rastin e 60 vjetorit të Deklaratës të së Drejtave të Fëmijëve dhe 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e fëmijëve, në Prishtinë u mbajt një konferencë si dhe u transmetua një film kushtuar trafikimit të qenieve njerëzore.

Me anë të këtij filmi i titulluar “Rruga” janë paraqitur brengat e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit.

Drejtori gjeneral nga Caritas Kosova, Don Viktor Sopi tha se  kjo organizatë gjithmonë është munduar t’i përdorë të gjitha mekanizmat në vend, me struktura relevante që të jetë një adresë apo motiv për të gjithë njerëzit vullnetmirë që prioritet të kenë mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

Sopi: Kjo ditë i kushtohet 60 vjetorit të deklaratës të së drejtave të fëmijëve dhe 30 vjetorit të konventës për të drejtat e fëmijëve

“Kjo ditë i kushtohet në 60 vjetorin e deklaratës të së drejtave të fëmijëve dhe 30 vjetori i konventës për të drejtat e fëmijëve dhe korrespondon kjo konferencë pikërisht me mbrojtjen e fëmijëve dinjitetin e tyre dhe të secilit person ku në epiqendër është i fokusuar Caritasi, që të jetë mbështetje e njeriut në nevojë, ndarja e shqetësimeve të ngjashme me trafikim të qenieve njerëzore rrjeti i ka zbatuar programin për forcimin e bashkëpunimit brenda rajonit mesdhetarë, për parandalimin e fokusimit te qeniet njerëzore, programi synon të rris efikasitetin e rrjetit të Caritasëve në parandalimin dhe luftimin e trafikimit në rajonin euro mesdhetar si dhe të rritet ndërgjegjësimi për këtë fenomen”, tha Sopi.

Nga Caritasi i Francës, Genevieve Colas, tha se të gjithë Caritaset për 20 vjet kanë punuar dhe kanë ndarë përvoja të ndryshme në mënyrë që t’u ndihmojnë viktimave që janë të prekura nga trafikimi.

Colas :Qe 20 vjet  punojmë që t’i ndihmojmë viktimat që janë të prekura nga trafikimi

“Në Caritase të ndryshme nëpër botë dhe në këtë rajon po ashtu dhe në rajonin euro mesdhetar për 20 vite kemi punuar me viktima në të gjitha vendet dhe në forma bilaterale që një Caritas t’i jap një Caritasi tjetër përvojat, të shkëmbejnë përvoja dhe kemi përgatitur disa  mjete ku kemi shkëmbyer përvojat për  të ndihmuar viktimat në mënyrë efikase”, tha Colas.

Caritas nga Shqipëria, Ariela Mitri, tha se dukuria e trafikimit të qenieve njerëzore është e pamundur pa një bashkëpunim të gjerë në mënyrë që të luftohet komplet kjo dukuri.

Mitri:Trafikimi i qenieve njerëzore është një sfidë kombëtare, por edhe ndërkombëtare

“Ne e dimë të gjithë që trafikimi i personave, trafikimi i qenieve njerëzore është një sfidë e shoqërisë  sonë është një sfidë lokale, një sfidë kombëtare, por edhe ndërkombëtare  dhe pa një bashkëpunim multi displinar ne nuk mundë të angazhohemi për ta luftuar këtë fenomen. Ne kemi qenë pjesë e një bashkëpunimi të komunikimit të një angazhimi i cili ka pas në thelbin e tij mbrojtjen e personave, ky angazhim nuk mbaron me një projekt sepse neve ka dy gjëra shumë të rëndësishme së pari ne bëjmë pjesë në një familje shumë të madhe që quhet Caritas dhe duke qenë pjesë e kësaj familje neve jemi të gjithë të angazhuar në forma të ndryshme për ta mbrojtur dinjitetin e personave dhe së dyti në 9 vite punë ne kemi investuar shumë në kapacitete e Caritasit ne Evropë që do të thotë ne kemi krijuar një bazë njohurish  të cilët edhe pse mbaron ky projekte janë të aftë të vazhdojnë të inicio jnë aktivitete në nivel nacional dhe ndërkombëtar”, tha ajo.

Rrjeti Euro-Mesdhetar për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzorë, përbëhet nga më shumë se 13 Caritas, në të gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme, ku kanë organizuar një program për ndarjen e shqetësimeve të trafikimit të qenieve njerëzorë. Ky program synon të rris efektin e Caritasëve në parandalimin edhe luftimin e trafikimit në rajonin euro-mesdhetar si dhe të rris ndërgjegjësimin për këtë fenomen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat