Komuna i Ferizajt fton qytetarët të ndihmojnë Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar

Kosova

Komuna i Ferizajt fton qytetarët të ndihmojnë Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 19:16
Komuna i Ferizajt

Komuna e Ferizajt përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka mobilizuar gjithë mekanizmin institucional lokal në ndihmë banorëve në vështirësi në zonat e prekura nga tërmeti e qeverisë shqiptare për tejkalimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore.

Për këtë të gjithë qytetarët e Ferizajt, që nga nesër kanë mundësinë që ndihmat e grumbulluara si veshmbathje e ushqime t'i ofrojnë përmes njoftimit te zyrtarët përkatës komunal të emergjencave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, me qëllim që të grumbullohen në një pikë grumbullimi ku si hapësirë është ndarë Palestra e Sporteve "Bill Clinton" nga ku do të organizohet transporti drejt zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Komuna e Ferizajt bënë thirrje te të gjithë qytetarët, grupet shoqërore, bizneset e kushdo që ka vullnetin të kontribuojë në tejkalimin e kësaj situate të interesohet dhe të veprojë sipas udhëzimeve të lartcekura që sadopak të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe tejkalimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat