Linda Shahini mobilizion Lipjanin për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Kosova

Linda Shahini mobilizion Lipjanin për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 19:58
Pas termetit

Aktiviste vullnetare dhe zyrtare në Komunë, Linda Shahini, ka njoftuar se edhe qytetarët e Komunës së Lipjanit do të mund të ofrojnë ndihmën e tyre për personat e prekur nga tërmeti.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Ju mund te sillni çka do që mendoni që mund të ju ndihmojë të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi,(rroba, batanije etj), pastaj do t’i dërgojmë në Prishtinë, për t’i nisur pastaj për në Shqipëri”.

Postimi i plotë:

Qytetare te dashtun, neser bashke me Mimoza Karameta, nga ora 09:00 do jemi ne sheshin Adem Jashari ne Lipjan, perkatsisht, prane Qendres Informuese Turistike, qe te mbledhim sado pak ndihma per te gjithe te prekurit nga termeti ne Shqiperi.

Ju mund te sillni cka do qe mendoni qe mund te ju ndihmoje te gjithe te prekurit nga kjo tragjedi,(rroba, batanije etj), pastaj do t’i dergojme ne Prishtine, per t’i nisur pastaj per ne Shqiperi.

Te gjithe ju qe mendoni se mund te kontribuoni, mund te na bashkangjiteni.

Pak nga Ne, shume per ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat