Sizmologu tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë

Kosova

Sizmologu tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 21:59
Shemsi Mustafa

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka folur për zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë.

Ai tha në Rtv Dukagjini se megjithëse Kosova ka tri zona me lëvizje më aktive sizmike, nuk bën të anashkalohet kujdesi as në zonat tjera në këto raste kur tërmetet janë shumë të mëdha.

“Tri zona ma të rrezikume është zona veriore Mitrovicë, Leposaviq, Zona e Dukagjinit, nga Istogu në Prizren, dhe Ferizaj, Viti, Gjilan. Por pavarësisht kësaj nuk duhet të injorohet edhe Prishtina edhe zona e Podujevës, sepse tërmeti nëse është i fuqishëm 6.0 deri 6.3, faktikisht një regjion në Gjilan apo Pejë, vjen për pak sekonda në Prishtinë”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat