Donjet Bislimi fton qytetarët të vijojnë me grumbullimin e ndihmave

Kosova

Donjet Bislimi fton qytetarët të vijojnë me grumbullimin e ndihmave

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 22:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas tërmetit shkatërrues në Durrës dhe rrethinë, Rinia Demokratike e Kosovës në nivel vendi, ka organizuar aksion humanitar për përkrahjen e qytetarëve në zonat e goditura nga tërmeti. Disa tonë me ndihma të grumbulluara, janë nisur në orët e mbrëmjes drejt zonave të prekura nga tërmeti.

Ftesës për të grumbulluar ndihma si rroba, veshmbathje, batanije, ndihma ushqimore, barna dhe lodra të fëmijëve, i janë përgjigjur shumë qytetarë dhe me këtë rast, janë tubuar disa tonë. Pikat më të mëdha grumbulluese ishin në Prishtinë dhe Prizren.

“Sot, për disa orë, kemi tubuar disa tonë me material shpenzues emergjent për qytetarët e zonave të goditura në Shqipëri. I falënderojmë të gjithë qytetarët që kontribuan në këtë aksion. Ne sonte do t’i dërgojmë këto ndihma në Shqipëri, ndërsa aksioni vijon edhe ditëve tjera”, ka theksuar udhëheqësi i aksionit, Donjet Bislimi.

Në këto orë të rënda, po e shprehim solidaritetin me të gjithë të prekurit nga tërmeti, potencoi z. Bislimi, ne do të vazhdojmë me aksionin, edhe ditëve në vijim, ftojmë qytetarët të shprehin solidaritein e tyre, sot, me mundësitë që kanë. Ai po ashtu, ka shtuar se bashkëndjen dhimbjen me familjarët që humbën më të dashurit e vet dhe shpreh ngushëllime për familjet e prekura nga tragjedia, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat