Fushë Kosovë, anulohen aktivitetet për Ditën e Flamurit

Kosova

Fushë Kosovë, anulohen aktivitetet për Ditën e Flamurit

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka marrë vendim për anulimin e të gjitha aktiviteteve kulturo-artistike të organizuara nga komuna për nder të festës së 28 Nëntorit.

E vetmja ngjarje që do të mbahet është ceremonia e zbulimit të shtatores së komandantit Adem Jashari në ora 14:00 në sheshin e qytetit.

Ai tha se ky vendim është marrë në shenjë solidarizimi me familjet e viktimave të goditura nga tërmeti në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat