120 aktakuza për 24 orë

Kosova

120 aktakuza për 24 orë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 120 aktakuza kundër 156 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave për  vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme  penale. Kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

 Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej tridhjetenjë  (31) aktakuza ndaj tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Grabitje në tentativë” dhe Lëndim i lehtë trupor”. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat