Gjest i madh nga këta fëmijë, mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti, në Shqipëri

Kosova

Gjest i madh nga këta fëmijë, mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti, në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:13
Fëmijët

Fëmijët e kopshtit “Hello Kids”, bashkë me prindërit dhe stafin e këtij institucioni, që nga mëngjesi janë duke grumbulluar ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Thasë të shumtë me rroba e veshmbathje, ushqim e para, janë mbledhur në katër degët e këtij institucioni parashkollor në Prishtinë.

Në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri, në këtë ditë zie për Kosovën, të gjitha aktivitetet e paralajmëruara nga ky institucion për nder të festës së 28 Nëntorit janë anuluar.

Shembullin e këtyre fëmijëve solidarë e kanë ndjekur edhe shumë të tjerë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat