Vazhdojnë gërmimet në kampusin e UP-së, deri tani nuk gjendet asgjë

Kosova

Vazhdojnë gërmimet në kampusin e UP-së, deri tani nuk gjendet asgjë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:19
Vazhdojnë gërmimet në kampusin e UP-së

Janë duke vazhduar gërmimet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, te parkingu i Fakultetit të Arteve, mirëpo deri më tani nuk është gjetur ndonjë mbetje mortore.

Gërmimet kanë filluar ditën e djeshme dhe po bëhen në bazë të një dëshmitari që ka treguar në Prokurori se në kohën e luftës ka parë duke varrosur trupa.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, për kp bëri të ditur se gërmimet janë duke vazhduar dhe se deri më tani nuk ka pasur gjetje.

Gjetaj: Deri më tani nuk ka pasur gjetje

“Po bëhet një gërmim vlerësues, deri më tani nuk ka pasur gjetje edhe pse ka pasur disa informacione si vend i dyshimtë, si lokacion që mund të ketë trupa në mënyrë ilegale të varrosur, mirëpo deri më tani nuk ka gjetje. Këtu më parë kemi punuar në vitin 2016, pikërisht afër këtij objekti të kishës dhe mbrapa rektoratit po nuk kemi gjetur asgjë. Kështu që po shohim tash edhe sot dhe besoj që sot duhet me përfundua këtu punimet, nëse ka sigurisht se edhe ne kërkojmë me pas, po nëse nuk ka do të thotë vlerësimi bëhet dhe mbyllet si rast i dyshuar”, tha ai.

Kujtojmë se janë në Kosovë janë më shumë se 1 mijë e 600 persona të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat