Në Fushë Kosovë vendoset shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari

Kosova

Në Fushë Kosovë vendoset shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 16:09
Shtatorja "Adem Jashari"

Në ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, sot është bërë zbulimi i shtatores së tij në qytetin e Fushë Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune Burim Berisha, tha se me Adem Jasharin është përjetësuar lufta historike e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Berisha tha se sot në Ditën e Flamurit solidarizohet me të gjitha familjet e viktimave në Shqipëri që kanë pësuar nga tërmeti.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherësh familjar i komandantit Adem Jasharit, Bekim Jashari, u shpreh falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë punuar dhe kanë kontribuar që shtatorja e komandantit të vendoset në Fushë Kosovë.

Ndryshe, me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, daljes së parë në skenë të UÇK-së, sot janë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat