Handikos ndihmon të prekurit nga tërmeti me 13 karroca dhe pajisje tjera ndihmëse

Kosova

Handikos ndihmon të prekurit nga tërmeti me 13 karroca dhe pajisje tjera ndihmëse

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:12
Handikos

Handikos në shenjë solidariteti me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, dje ka dërguar për atje 13 karroca dhe pajisje të tjera ortopedike, të cilat u shpërndanë në bashkëpunim me Shoqatën Help the Life Asocciation.

Handikos  tri karroca i dorëzoi në Spitalin e Shijakut, zonë po ashtu e prekur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërsa nëntë të tjera u ofruan tek Njësia Administrative Gjepalaj, për të plotësuar nevojat e banorëve të fshatrave përreth.

“Ekipi i organizatës sonë, në po atë zonë,  shkoi direkt në një familje të prekur nga tërmeti dhe ia dorëzoi një karrocë një gruaje të moshuar, e cila kishte mbetur e pa lëvizur në shtrat.”, thuhet në një komunikatë nga Handikos.

Handikos shpreh ngushëllime për të gjitha viktimat që humbën jetën si pasojë e kësaj tragjedie natyrore dhe uron shërim sa më të shpejtë për të lënduarit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat