Komuna e Skënderajt mbledh rreth 60 mijë euro për të prekurit nga tërmeti dhe për familjen në Gjilan

Kosova

Komuna e Skënderajt mbledh rreth 60 mijë euro për të prekurit nga tërmeti dhe për familjen në Gjilan

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:45
Skenderaj

Komuna e Skënderajt ka mbledhur rreth 60 mijë euro për të ofruar ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Nga kjo shumë, është bërë e ditur se 5 mijë euro do të ndahen për familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, djemtë e së cilës mbetën të vdekur nga tërmeti.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Komuna e Skënderajt ka marrë iniciativë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare.

“Lusim qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë në forma të ndryshme të lajmërohen te komisoni i lartëpërmendur”, thuhet në komunikatë.

Në mesin e atyre që kanë dhuruar para për të prekurit nga tërmeti është edhe Kryetari i Komunës, Bekim Jashari. Ai ka dhuruar 5 mijë euro. Mjete financiare kanë dhënë edhe Drejtorët e Drejtorive dhe asambleistët.

“Nga kjo, Drejtorët e Drejtorive të komunës së Skenderajt kanë kontribuar secili nga 100€ dhe të gjithë asambleistët komunal nga 50€”, thuhet tutje në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat