Ndryshime moti, shi dhe borë

Kosova

Ndryshime moti, shi dhe borë

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 20:11
Ilustrim

Nesër mot i ndryshueshëm dhe me shi, në vise malore borë. Javën e parë të muajit dhjetor priten reshjet e para të borës edhe në vise të ulëta.

29.11.2019 - Një front i ftohtë që po afrohet nga veriu i kontinentit do të kaloj ditën e nesërme mbi vendin tonë. Në mëngjes mbetet mot i butë me reshje shiu. Me kalimin e frontit temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar, e në vise malore mbi 1500m priten edhe reshje bore.
Ditën e diel, pas ngricave në mëngjes, ditën kryesisht me diell. Ditën e martë, sërish një front i ftohtë nga veriu do të depërtojë mbi vend, që do të sjellë masa më të ftohta ajrore, e priten reshje bore edhe në vise të ulëta.
Ditën e shtunë, vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave të mira dhe mesatare, e nga dita e diel meqë nuk pritet qarkullim i mjaftueshëm ajror, do të rriten edhe në të pashëndetshme.

30.11 - Në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën kryesisht me vransira, reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në vise malore mbi 1500m reshje bore. Pasdite reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje kthjellime dhe ftohtë.
1.12 - Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Ditën kryesisht me diell.
2.12 - Në mëngjes pjesërisht vranët. Më pas gjatë ditës vransirat do të shtohen.
3.12-4.12 - Të martën ftohtë, në mëngjes reshje shiu dhe bore, që gjatë ditës do të shndërrohen në reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Ditën e mërkurë, ftohtë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 5C, ditën e nesërme, në -2C ditën e diel, e maksimale nga 8C, në 3C deri 4C ditën e martë dhe mërkurë.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare 1-10m/s, drejtimesh të ndryshme.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat