Mëngjesi i nesërm në Kosovë me ngrica

Kosova

Mëngjesi i nesërm në Kosovë me ngrica

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Fronti ka kaluar dhe mbi rajon ka depërtuar masa ajrore anticiklonike e cila do të fuqizohet gjatë natës. Së bashku me ajrin anticklonik ka depërtuar dhe po depërton edhe ajri i ftohtë me origjinë polare. Gjatë natës pritet që qendra e masës ajrore anticiklonike të jetë mbi rajonin tonë dhe në këtë mënyrë pritet stabilizim i tërësishëm i motit dhe dobësim i erërave.

Si pasojë do të krijohen kushte ideale për ngricat e para edhe në ato rajone ku deri më tani nuk ka patur ngrica. E kemi fjalën kryesisht për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe viset veriore dhe verilindore të Shqipërisë. Për veriun e Malit të Zi as mos të flasim.

Temperaturat gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Kosovë do të sillën nga -1 deri në -5 gradë celsius, ndërsa në viset më të larta temperatura mund të ulet deri në – 7  , ndërsa në Mal të Zi deri në – 10 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat