Nënkryetari Berisha dhe kapiteni Krasniqi, vizituan disa familje që po qëndrojnë në Malishevë

Kosova

Nënkryetari Berisha dhe kapiteni Krasniqi, vizituan disa familje që po qëndrojnë në Malishevë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 18:40
Malishevë

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, sot i kanë vizituar disa familje, nga zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, të cilat janë zhvendosur në Malishevë.

Berisha dhe Krasniqi, janë njoftuar me familjet, akomodimin e tyre dhe nevojat që ata kanë, si dhe ju kanë ofruar mbështetje dhe siguri gjatë qëndrimit në territorin e Komunës së Malishevës.

Ata po ashtu, i kanë falënderuar edhe pronarët e shtëpive të cilët i kanë lëshuar në dispozicion të të gjithë atyre që kanë nevojë.

Komuna e Malishevës, gjatë tërë ditës së sotme, ka bërë regjistrimin e personave që kanë ardhur në Malishevë, si dhe ju ka ofruar gjërat e nevojshme për qëndrim. Po ashtu edhe qytetarë të shumtë, kanë ofruar mbështetje të ndryshme për nevojat që i kanë të gjithë qytetarë që kanë ardhur këtu, nga zonat e prekura në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat