Familja rome nga Durrësi me 18 anëtarë gjen strehë në Malishevë

Kosova

Familja rome nga Durrësi me 18 anëtarë gjen strehë në Malishevë

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 21:51
Malishevë

Dhjetëra romë që erdhën nga Shqipëria në Kosovë për shkak të tërmetit gjetën strehim në Malishevë.

Madje një familjeje 18 anëtarësh iu sigurua një shtëpi e tërë.         

Ka pasur familje që kanë ardhur nga Shqipëria, e që janë ankuar se për shkak të përkatësisë së tyre etnike, nuk arritën të gjejnë strehë.

Mirëpo në Malishevë ka ndodhur ndryshe. Ashtu si familjet e tjera shqiptare, edhe ata kanë gjetur strehim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat