Edhe baca Ruzhdë nga Malisheva u solidarizua me të prekurit nga tërmeti

Kosova

Edhe baca Ruzhdë nga Malisheva u solidarizua me të prekurit nga tërmeti

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 23:13

Si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi disa zona të Shqipërisë të martën rreth orës 03:55 të mëngjesit, 51 persona kanë humbur jetën si dhe mbi 600 kanë mbetur të lënduar.

Dëmet që ky tërmet shkaktoi ishin të mëdha, por edhe solidarizimi me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri ishte i pashembullt, ngase shumë vende të rajonit dhe më gjerë treguan gatishmërinë për të ofruar ndihmë.

Njëri ndër personat që shprehi vullnetin t’i ndihmojë bashkëkombësit ishte edhe Ruzhdi Bytyçi nga fshati Shkozë i Malishevës.

Në një video që familjarët e tij e kanë dërguar në media shihet baca Ruzhdë duke dorëzuar ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat