Për një vit dy qytetarë nga Kosova kanë vdekur nga HIV/AIDS

Kosova

Për një vit dy qytetarë nga Kosova kanë vdekur nga HIV/AIDS

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 09:31
Foto

Dy persona kanë humbur jetën gjatë këtij viti nga sëmundja e HIV/AIDS, ndërsa gjashtë të tjerë janë diagnostikuar në Kosovë.

Këto të dhëna janë publikuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në një konferencë për media me rastin e shënimit të Ditës Botërore të HIV/AIDS e cila është më 1 dhjetor.

Në këtë konferencë u bë e ditur se në botë nga HIV vuajnë rreth 37.9 milionë njerëz, ndërsa gjatë vitit të kaluar kanë ndërruar jetë rreth 770 mijë persona. Rreth 1.8 milion fëmijë janë prekur nga sëmundja ku rreth 1 milion prej tyre kanë ndërruar jetë, shkruan Gazeta Shneta.

Drejtori i IKSHP-së Prof. Dr. Naser Ramadani tha se në ditën botërore e cila këtë vit shënohet me moton “Komunitetet bëjnë ndryshimin”, bota është e përkushtuar për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS deri në vitin 2030.

“Ky objektiv ambicioz por i arritshëm përfaqëson një mundësi të madhe për të ndryshuar përgjithmonë për brezat që po vijnë. Kjo mund të bëhet duke përmes evitimit të bartjes së virusit nga nëna tek fëmija përmes diagnostikimit të hershëm dhe terapisë antiretrovirale”.

Ramadani ka thënë se Kosova ka shkallën më të ulët të epidemisë nën 1 përqind dhe nën 5 për qind për grupet me rrezik të lartë. Megjithatë sipas tij dukuritë negative të shoqërisë mund të rrisin këtë prevalencë.

Drejtori i OBSH Dr. Sergei Koryak për Kosovë ka deklaruar se HIV/AIDS vazhdon të marr jetën e mijëra njerëzve nëpër botë. Ai ka thënë se kategoritë më të rrezikuara janë punëtoret seksuale, homoseksualët, heteroseksualët, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat