Suhareka vazhdon të jetë një nga komunat më të suksesshme në Kosovë, sa i përket udhëheqjes.
Falë përkushtimit të madh të kryetarit, Bali Muharremajt ky vend ka arritur të bëhet shembull për të tjerët.
Jo vetëm në aspektin e rendit dhe sigurisë ku tashmë qyteti ka gjithandej kamerat e vendosura, më pas ndriçimi publik e parku me lojëra për fëmijë e shah për pleq, por një investim i madh është bërë edhe në fushën e arsimit.
Sigurisht, krejt kjo s’do të bëhej edhe pa bashkëpunimin me qytetarët.
E një gjest që duhet duartrokitur e të jetë mësim për të tjerët, janë edhe nxënësit e shkollës së mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, të cilët uniformat shkollore i kanë qepur vet, duke kursyer kështu deri në 50% të mjeteve për blerjen e tyre.
Madje, këtë shkollë dhe këta nxënës i ka vizituar edhe Muharremaj, i cili është ndarë të jetë tejet i kënaqur me iniciativën e këtyre nxënësve.