Kërkohet më shumë mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

Kosova

Kërkohet më shumë mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 09:42
Konferenca Vjetore për personat me aftësi të kufizuara

(E plotësuar) - Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara është mbajtur konferenca vjetore “Promovimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara dhe lidershipit të tyre: Ndërmarrja e veprimeve mbi Agjendën Zhvillimore 2030”.

Me këtë rast u kërkua mbështetje më e madhe institucionale dhe përmbushje të legjislacionit për këtë kategori të njerëzve.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke folur për personat me aftësi të kufizuara tha se gjatë qeverisjes së tij janë marrë disa vendime që sigurojnë mbështetjen e institucioneve për personat me aftësi të kufizuara si në qasje në punësim, ashtu edhe rehabilitim.

Nga zyra e BE-së në Kosovë, Hillen Francke adresoi disa kritika në mos zbatim të ligjit dhe masave që sigurojnë mbështetje të personave me aftësi të kufizuara.

Hillen theksoi se vetëm një e treta e obligimeve ndërkombëtare për persona me aftësi të kufizuara janë përfshirë në legjislacionin e Kosovës. Për këtë arsye kërkoi angazhim që të përfshihen.

Pjesë e kësaj konference ishin dhe shumë organizata që kontribuojnë dhe mbështesin personat me aftësi të kufizuara.

Afrim Maliqi nga Hendikos duke kërkuar më shumë mbështetje institucionale, vuri ne pah sfidat në të cilat ballafaqohen ata.

Ndërkaq, prej Forumit Kosovar të Aftësisë se Kufizuar, Bujar Kadriu tha se duhet të bëhet më shumë në sigurimin e legjislacionit të duhur për këtë kategori të personave.

Mbështetje kërkuan dhe përfaqësues të Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, Shoqatës Kosovare të Personave të Verbër dhe Down Syndrome Kosova.

E Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se për parimet themelore të drejtave të njeriut, sidomos të personave me aftësi të kufizuara duhet të punohet më shumë.

***

HANDIKOS mban konferencë në Ditën e Personave më Aftësi të Kufizuara

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat