Demokracia Studentore: Fajin për rezultatet në Pisa e ka MASHT-i

Kosova

Demokracia Studentore: Fajin për rezultatet në Pisa e ka MASHT-i

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 12:53
Foto ilustruese

Organizata ”Demokracia Studentore” përmes një komunikate për media reagon për rezultatin e PISA duke akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e Arsimit për gjendjen e brishtë në sektorin e arsimit në përgjithësi.

Sipas kësaj organizate, arsimi në Kosovë është degraduar pikërisht nga ministria e Arsimit derisa nuk ka hartuar ndonjë plan strategjik për ta rritur cilësinë e saj.

“Natyrisht, si në çdo vend, edhe në Kosovë përgjegjësinë kryesore për t`i zgjidhur problemet me të cilat shoqërohet arsimi , e ka Ministria e Arsimit dhe Qeveria. Të gjithë e dimë që sistemi arsimor në Kosovë është në krizë të thellë, por çështja është se si të dalim nga kjo krizë. Kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj ka premtuar se do t’i jep prioritet sektorit te arsimit por tashmë po dëshmohet se ishte vetëm premtim fushate”, thuhet në komunikatën e Demokracisë Studentore.

Mexhid Ramusa përfaqësues nga kjo organizatë nëpërmjet kësaj komunikate ka deklaruar se defektet kryesore janë tek Ministria e Arsimit dhe strukturat e saj, andaj duhet të ndryshojë qasjen që ka në udhëheqjen e sistemit arsimor.

 “Për t`i zgjidhur problemet që sa vijnë e rëndohen në sistemin arsimor nuk mjafton vetëm të analizohet dhe proklamohet, por edhe të veprohet konkretisht dhe te merret prokuroria me inspektorët e korruptuar. Edhe ministria jonë si shumica e ministrive të shteteve të tjera evropiane ka pranuar reformat në sistemin arsimor, por ky sistem te ne reformimi si duket ka mbetur vetëm në letër”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat