OSBE: Janë kthyer 28 mijë e 111 persona të zhvendosur

Kosova

OSBE: Janë kthyer 28 mijë e 111 persona të zhvendosur

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:20
Jan Braathu

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar raportin “Vlerësim i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”.

Sipas këtij raporti që prej dhjetorit të vitit 2018 vetëm 28 mijë e 111 persona të zhvendosur janë kthyer në Kosovë prej 220 mijë personave sa janë zhvendosur nga Kosova gjatë periudhës së vitit 1998-99 për shkak të konfliktit dhe trazirave fe vitit 2004.     

Në bazë të raportit ka një trend në rënie me kalimin e kohës për kthim të të zhvendosurve.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu tha se raporti  përfshinë një sërë rekomandimesh për nivelin qendror dhe komunat që janë pikat e para të kontaktimit të atyre që vendosin në kthehen në Kosovë.

Ai si sukses e konsideroi miratimin e rregullores për kthim të personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme e cila u miratua në vitin 2018. 

Sipas tij çështja pronësore vlerësohet të jetë pengesa kryesore për kthimin e të zhvendosurve në Kosovë.

Incidente e shënuara karshi personave të kthyer sipas Braathu është parë si pengesë./B.Ibishi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat