MIT e gatshme për reshje të borës

Kosova

MIT e gatshme për reshje të borës

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:24
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se 17 kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në sezonin dimëror 14 për 7 regjionet e Kosovës dhe 3 kompani për autostrada, janë të gatshme me makineri dhe sasi të bollshme të kripës, që nga data 15 nëntor.

Gjatë ditës së sotme këto kompani janë duke punuar në pastrim dhe hedhje të kripës në të gjitha regjionet, veçanërisht në zonat më malore ku reshjet janë më të dendura.

Kompanitë do të jenë në gjendje gatishmërie 24 orë, deri me datën 31 mars kur edhe përfundon sezoni dimëror i mirëmbajtjes së rrugëve dhe varësisht nga reshjet, data përmbyllëse mund të shtyhet.

MIT përkujton se është përgjegjëse vetëm për rrugët rajonale, nacionale, magjistralet dhe autostradat, ndërsa ato lokale mbeten në përgjegjësi të komunave.

Njëherësh, MIT fton qytetarët të pajisen me goma dimërore e zinxhirë dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, duke respektuar rregullat e komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat