E mitura 14-vjeçare së shpejti do të lindë në QKUK

Kosova

E mitura 14-vjeçare së shpejti do të lindë në QKUK

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

E mitura me inicialet A.F e lindur më 2005 shtrihet në QKUK, është shtatzënë në javën e gjashtë.

Brenda Klinikës së Gjinekologjisë ka shumë gra të cilat presin të bëhen nëna.

Mes tyre, tash e dy ditë po qëndron edhe 14 vjeçarja, A.F e cila është shtatzënë.

E mitura është pranuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK për shkak të përkeqësimeve që ka pasur.

Rasti është bërë i ditur edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, vajza nga komuniteti ashkali ka mbetur shtatzënë si pasojë e bashkësisë jashtëmartesore dhe pret lindjen e fëmijës.

“Në lidhje me rastin është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull i komunitetit ashkali, i cili ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me viktimën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ismajli thotë se kanë raste të shpeshta që vajza të mitura pranohen në këtë institucion. Por, sipas gjinekologut për shkak të moshës së re edhe shtatëzënia në këto raste është më e vështirë.

Rastet e martesave të hershme si dhe shtatëzënive tek të miturat, më së shpeshti janë të shprehura te komunitetet pakicë në Kosovë.

Një gjë të tillë e thotë edhe Bajramsha Shala, e cila është pjesë e Organizatës The Ideas Partnership në Fushë Kosovë.

Ajo punon tash e 7 vite drejtpërdrejtë me gratë dhe vajzat e dy lagjeve ku jetojnë anëtarë të komunitetit rom, ashkali e egjiptas.

Sipas Shalës, shtatzënitë e hershme shoqërohen me probleme te këto të reja, e po ashtu tek fëmijët që lindin.

Sipas një hulumtimi të kryer nga kjo organizatë, nga 500 persona të intervistuar në këto lagje, mbi gjysma e tyre janë martuar para moshës 18 vjeç. Të gjithë këta kanë ndërprerë shkollimin pas martesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat