Diell e shi në dy ditët e ardhshme - Bota Sot
Diell e shi në dy ditët e ardhshme

Kosova

Diell e shi në dy ditët e ardhshme

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 22:46
Foto ilustruese

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Vranësirat ditën e shtunë parashihet të shoqërohen me reshje lokale shiu. Në mëngjes në ultësira ka mundësi të krijohet mjegulla dhe ngricat e dobëta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat