Mbahet gara e inteligjencës "EUREKA 7"

Kosova

Mbahet gara e inteligjencës "EUREKA 7"

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 07:47
Ilustrim

Sot në shumë komuna të Kosovës mbahet edicioni i shtatë i gara së inteligjencës "EUREKA 7".

Gara organizohet nga Gjimnazi “Hasan Nahi” dhe do të mbahet në të gjithë Kosovën, në shkollat e përcaktuara nga komunat përkatëse dhe përkrahet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe  Drejtoritë Komunale të Arsimit. 

Gara “EUREKA 7” sfidon afër 2000 nxënës nga e gjithë Kosova, të përzgjedhur nga klasat e 9-ta nga më se 26 komuna të ndryshme të Kosovës. 

Në mesin e 2000 nxënësve do të përzgjidhen 250 finalistë ku do të garojnë në fazën finale të Garës “EUREKA”, e cila do të mbahet më 21 mars 2019 në ambientin e Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat