Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin që pritet të mbajë për ditën e nesërme.
IHMK ka bërë të ditur se temperaturat minimale pritet të lëvizin mes 1 e 3 gradë celsius, shkruan lajmi.net.
Ato maksimale, mes 7 e 9 gradë celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i qetë. Në mëngjes në ultësira parashihet të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës pjesërisht i vranët dhe me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.