Kosova dhe Iowa me marrëveshje për edukim

Kosova

Kosova dhe Iowa me marrëveshje për edukim

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:10
Valdrin Lluka dhe Des Moines Area

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku së bashku me Presidentin e Des Moines Area Community College (DMACC), Rob Denson, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin dhe certifikimin e punëtorëve në Kosovë në fusha të ndryshme teknike si saldues, elektricist, ndërtues, operues i makinerisë dhe shumë të tjera.

Marrëveshja parasheh dhënien e qendrës së trajnimeve të KEK-ut në shfrytëzim, kurse DMACC sjelljen e profesorëve dhe trajnuesve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo do t’i ndihmojë vendit për të gjeneruar shkathtësi të cilat aktualisht mungojnë në Kosovë, kurse nga ana tjetër, kërkohen në masë të madhe nga kompanitë vendore dhe të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat