Lansohet instrumenti për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve në Kosovë

Kosova

Lansohet instrumenti për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve në Kosovë

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:53
Foto

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me mbështetje të Save the Children, ka lansuar sot Instrumentet për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë.

Këto instrumente janë hartuar nga MAShT në bashkëpunim me grupin punues, të përbërë nga anëtarë të ekipeve vlerësuese komunale, të udhëhequr nga profesorë të Universitetit të Bolonjës dhe Universitetit të Padovës.

Të pranishmit i përshëndeti këshilltari i ministrit, Fatmir Bytyqi, i cili ndër të tjera tha se arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta është sfidë e përgjithshme, ndërsa theksoi se MAShT angazhohet në mënyrë të vazhdueshme që të sigurojë qasje në arsim për të gjithë, e veçanërisht që të ofrojë arsimim adekuat për fëmijët me nevoja të veçanta.

Bytyqi: Ne insistojmë që këta fëmijë jo vetëm të bëhen të dobishëm për shoqërinë

“Ne insistojmë që këta fëmijë jo vetëm të bëhen të dobishëm përmes arsimimit dhe edukimit në këto qendra për vet veten, por këta të bëhen të dobishëm edhe për familjen e tyre dhe duke u bërë të dobishëm për vet veten dhe  familjen ata absolutisht janë të dobishëm edhe për shoqërinë tonë Kosovare që është një shoqëri e re dhe e cila po ndihmohet gjithë andej  dhe për krejt këto aktivitete ne e shohim shkollën si mjedisin më adekuatë si mjedisin më të këndshëm për t’u transformuar edhe kjo shtresë e shoqërisë. Natyrisht se punët e mira dhe punët e mëdha kërkojnë edhe partneritet dhe për fat të mirë populli i Kosovës ka partner të tillë të cilat na kanë ndihmuar”, tha Bytyqi

Për rëndësinë e arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe mbështetjen e Save the Children në këtë drejtim, foli drejtori i kësaj organizate, Ahmet Kryeziu, i cili tha se janë duke punuar për të përmirësuar të drejtat e fëmijëve e sidomos arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta

Kryeziu: Save the Children në Kosovë është e angazhuar për të përmirësuar të drejtat e fëmijëve

“Save the Children në Kosovë është e angazhuar për të përmirësuar të drejtat e fëmijëve dhe punon që nga viti 1997, që atëherë Save the Cildren punon në partneritet me fëmijët, me autoritetet lokale me prindërit me institucionet, për herë me një qëllim që të avancohen dhe përmirësohen të drejtat e fëmijëve në Kosovë. Ne gjithashtu në nivel Nacional avokojmë që legjislacioni  dhe politika të përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe të krijojnë mekanizma financiar për të mbështetur reagime sistematike dhe kësisoj të arrijmë ndryshime afatgjate për të gjithë fëmijët”, tha Kryeziu

Kryeziu tha se çdo fëmijë ka të drejtë të ndihet i sigurtë dhe i mbrojtur, të ketë qasje në arsim, t’i shpreh pikëpamjet e tij dhe të jetë i shëndetshëm e të mos neglizhohen.

Në emër të organizatave me aftësi të kufizuara, Bujar Kadriu, tha se fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të jenë të përfshirë në arsim sepse pa një integrim të atyre fëmijëve nuk do të kemi edukim të mirë

Kadriu: Ky mekanizëm do të jetë një udhëzues se si duhet më tutje të procedohet edukimi dhe arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara

 “Ky mekanizëm do të jetë një mekanizëm i cili do të jetë shumë me rëndësi për ekipet vlerësuese po njëkohësisht do të krijojë qasje dhe mundësi shumë profesionale dhe do të jetë një udhëzues se si duhet më tutje të procedohet edukimi dhe arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke marrë parasysh që ekipet vlerësuese punojnë dhe ata punojnë në sfida të ndryshme, duke marrë parasysh që këto ekipe kanë një përkushtim shumë të madh për punën që e bëjnë, unë me të vërtet i admiroj ata dhe i përgëzoj për punën profesionale që bëjnë, njëkohësisht Ministria e Arsimit ka hartuar politika të qëndrueshme, udhëzime administrative, mekanizma të tjerë dhe konsideroj që është koha e fundit që komunat respektive të cilat janë të mandatuara për zbatimin e këtyre mekanizmave t’i zbatojnë ato në praktikë në mënyrë që fëmijët me aftësi të kufizuara të jenë pjesë e procesit edukativo-arsimor dhe t’i krijojnë mundësit dhe kushtet jo vetëm fizike të qëndrueshmërisë së tyre nëpër shkolla po njëkohësisht t’i ofrojmë edhe asistencën profesionale në mënyrë që mësimënxënja e tyre të jetë më adekuate dhe profesionale”, tha Kadriu

Ai iu bën thirrje komunave të cilat praktikisht ende nuk kanë hapur konkurset për të pranuar asistent të fëmijëve me nevoja te veçanta, ta përmbushin atë obligim.

E profesoresha nga Universitetit të Bolonjës, Roberta Kalding tha se tematika e këtij projekti është klasifikimi i funksionimit i cili ndërlidhet me të gjithë personat në veçanti me personat me aftësi të kufizuara

Kalding: Angazhimi për proceset përfshirëse duhet të jetë një angazhim ku marrin pjesë të gjithë përfshirë edhe komuniteti

“Tematika e këtij projekti është klasifikimi i funksionimit i cili ndërlidhet me të gjithë personat në veçanti me personat me aftësi të kufizuara dhe ky instrument i cili na është ofruar nga viti 2010 dhe në viti 2006 me persona për të rinjtë dhe fëmijët, është një instrument që të nisemi drejtë një përgjithësie të përbashkët edukative që e kemi dhe i cili na thotë që angazhimi për proceset përfshirëse duhet të jetë një angazhim ku marrin pjesë të gjithë përfshirë edhe komunitetin, sepse nuk ekziston vetëm tema e një përgjithësie të përveçme të një personi por secili prej nesh është përgjegjës për procesin gjithëpërfshirës i cili ndodh në një kontekst të veçantë pra për shembull shkolla”, tha Kalding.

Përmes këtyre instrumenteve, MASHT synon që të lehtësojë punën e ekipeve vlerësuese komunale në vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe të fuqizojë bashkëpunimin mes mësimdhënësve dhe ekipit vlerësues në nivel komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat