Kjo komunë e Kosovës po shet qindra artikuj, çmimi i tyre “më lirë se falë”

Kosova

Kjo komunë e Kosovës po shet qindra artikuj, çmimi i tyre “më lirë se falë”

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Shitja e gjësendeve të ndryshme nga institucionet e Kosovës nëpërmjet ankandeve publike po vazhdon edhe më tutje.

Valës së këtyre shitjeve i është bashkuar së fundmi edhe Komuna e Vitisë, e cila ka hedhur në shitje inventarë dhe produkte të ndryshme teknologjike.

Në njoftimi që është bërë publik në KRPP është treguar se gjësendet shiten në kushte “siç janë e ku janë”.

“Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e inventarit të papërdorshëm përmes ankandit publik. Gjësendet shiten në kushte “siç janë, ku janë”  dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në njoftim.

Në listën e produkteve që është bërë publike, janë të përfshira lloje të ndryshme të tyre, duke nisur nga karrige për nxënës, banka shkollore, tavolina, nxemse radiator, nxemse e thjesht, ups, telefon fiks dhe klimë.

Në gjërat që po shihet nuk mungojnë edhe stufa, printerë, monitorë, shtëpiza, fotokopje, telefaks, termo, kasetë druri dhe varëse druri.

Në njoftim është treguar se  vlera minimale e blerjes për një person ose operator ekonomik është 100 €, kurse  nuk është obligativ  ofertomi për te gjitha materialet.

“Informatat detale dhe vizitat për shikim mund të bëhen  në Drejtorinë e financave, çdo ditë pune nga ora 10.00 deri në 14.00, Tel. 0280 381- 368;038 200 47- 418

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave do të jetë me 14.12.2019 në ora 14.00, ndërsa hapja do të bëhet të njëjtën ditë në ora 1430”.

“Ftohen të gjithë operatorët Ekonomik dhe personat fizik, që janë të interesuar për blerjen e inventarit të papërdorshëm, që të dorëzojnë ofertat e tyre për blerjen në sasinë dhe asortimentin e evidentuar në tabelën e poshtëshënuar”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat