Një femër, e cila u godit nga një veturë një javë më parë në fshatin Dobërdol, ka ndërruar jetë më 9.12.2019.
XH.A është varrosur të martën.
Ndërsa sot gjatë ditës, familja Aliu nga Bradashi i Podujevës dhe Familja Gashi nga Dobërdoli i falën gjakun familjes Islami nga fshati Metehi, pas ceremonisë së varrimit.
Të dy familjet i shtrinë dorën familjes Islami duke ia fal gjakun në emër të farefisit e të gjithë të pranishmëve.