Moti edhe gjatë kësaj jave me diell dhe pjesërisht të vranët

Kosova

Moti edhe gjatë kësaj jave me diell dhe pjesërisht të vranët

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 06:19
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë Ballkanin, do të jenë të qëndrueshme, duke mundësuar mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Si pasojë e temperaturave dhe radiacionit të lartë do të krijohen kushte për mjegull, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe gjatë natës.

Të premten mundësi të vogla për riga lokale dhe të dobëta shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat