Mensa e Studentëve ‘çyken’ me pemë e perime, tenderi që u kushtoi gati 100 mijë euro për 3 muaj!

Kosova

Mensa e Studentëve ‘çyken’ me pemë e perime, tenderi që u kushtoi gati 100 mijë euro për 3 muaj!

Më: 7 janar 2020 Në ora: 23:35
Mensa

Në fillim të këtij viti Qendra e Studenteve ka arritur të finalizojë kontratën më të re e cila nuk është se ka kushtuar pak.

Këtë herë, ky institucion është furnizuar për pemë dhe perime.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 105.000,00 euro, porse e njëjta është arritur të kurorëzohet për 97.945,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik ” EXIM ” SH.P.K.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se kohëzgjatja e saj është bërë për 3 muaj.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 137.330,00 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat