Memoriali “Ibrahim Rugova” dëmtohet përsëri, qytetarët të shqetësuar

Kosova

Memoriali “Ibrahim Rugova” dëmtohet përsëri, qytetarët të shqetësuar

Më: 9 janar 2020 Në ora: 20:32
Januz Idrizaj

Pas vjedhjes që iu bë sistemit të sigurisë, memoriali “Ibrahim Rugova” në Istog është dëmtuar prapë. Por, kësaj radhe si pasoj e një aksidenti.

Ende pa u pranuar teknikisht objekti memorial “Ibrahim Rugova” në Istog është dëmtuar .

E ky akt ka shqetësuare shumë qytetaret. Januz Idrizaj thotë se një gjest i tillë është i pa pranueshëm.

“Duhet të kemi kujdes e të mos habitemi të bëjmë kësi lloj gjërash. Shqiptari nuk duhet të bëj kësi lloj gjërash. Është marri për neve që ka ndodhur ky veprim”, shprehet, Januzi Idrizaj.

Zenel Ibrahimaj një tjetër qytetar ka kërkuar qe ata qe e kanë bërë këtë veprim sa më parë te dalin para drejtësisë.

“Kjo është për keqardhje. Është mëkat përtej mëkatit. Ma merr mendja se ai person nuk ka qenë i vetëdijshëm për këtë vepër, ose ka qenë kundërshtarë [i Rugovës] nga fillimi deri në fund”, thotë qytetari, Zeneli Ibrahimaj.

Mirëpo më vonë është kuptuar se dëmtimi i memorial “Ibrahim Rugova” ka ardhur si shkak i një aksidenti. Haki Rugova kryetar i Istogut ka thënë se shpejt do dalin me raportin zyrtar, e sipas ti përurimi i Memorialit do të bëhet gjatë këtij viti

“Jemi në fazën e punimit të shtatores [së Ibrahim Rugovës] e cila do të vendoset së shpejti”, ka thënë Haki Rugova për emisionin Zyra e Ankesave.

Këtij memoriali në të kaluarën i është vjedh sistemi i sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat