Moti gjatë fundjavës dhe ditëve pasuese

Kosova

Moti gjatë fundjavës dhe ditëve pasuese

Më: 11 janar 2020 Në ora: 07:17
Ilustrim

Në fundjavë vranësira, me mundësi për riga lokale. Temperaturat në rënie të lehtë. Javën e ardhshme kryesisht me diell, orëve të mëngjesit ngrica dhe mundësi për mjegull

Gjatë fundjavës një front i ftohtë pritet të kaloj në lindje të rajonit, që pritet të sjellë vranësira, me mundësi edhe për riga lokale shiu. Në vise malore, kryesisht në jug të vendit priten edhe reshje bore. Me kalimin e këtij fronit, temperaturat gjatë ditës do të pësojnë rënie të lehtë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se gjatë javës së ardhshme zona anticiklonike do të shtrihen mbi rajon, e nga Mesdheu depërtimi i rrymave më të ngrohta ajrore sjellin rritje të lehtë të temperaturave maksimale. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Sipas PW, në fundjavë vlerat e cilësisë së ajrit do të shënojnë një përmirësim të lehtë, ku do të zbresin edhe në vlera mesatare. Mirëpo nga java e ardhshme me formimin e mjegullës nëpër ultësira, cilësia e ajrit mund të përkeqësohet dhe të rritet në vlera të pashëndetshme, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon.

Parashikimi për periudhën 11-15 janar:

11.01 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Nga mesdita dhe gjatë mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore për reshje bore.

12.01 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

13.01 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/vranësira të ulëta. Gjatë ditës kryesisht me diell.

14.01-15.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -5C deri në 0C, ndërsa maksimalet në fundjavë do të zbresin deri në 3C, e gjatë javës së ardhshme do të shënojnë rritje në 5C deri 7C. Në zonat e mbuluara me mjegull maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 2-7m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë me tendencë të rritjes nga dita e diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat