Në fillim të gjysmë vjetorit të Dytë në Dragash u përuruan dy investime kapitale arsimore

Kosova

Në fillim të gjysmë vjetorit të Dytë në Dragash u përuruan dy investime kapitale arsimore

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 14 janar 2020 Në ora: 00:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Arsimi parauniversitar është një ndër sektorët që zë më shumë peshë në buxhetin e komunës së Dragashit. Komuna në bashkëpunim me qeverinë qendrore dhe organizatat e huaja, veç investimeve në shkollat dhe kopshtet ekzistuese, synon edhe modernizmin e objekteve shkollore me laboratorë dhe me pajisje të tjera me teknologji bashkëkohore.

Me ardhjen e Vloran Cenës në krye të drejtorisë komunale për arsim, gjërat morën të mbarën, u vu rendi dhe rregulli, filluan investimet nëpër godinat shkollore e njëra nga shkolla shembull që duhet të jetë edhe për shkollat e tjera për këtë komunë, është ajo “Fetah Sylejmani” në Dragash, ku i pari i kësaj shkollë punojë me përkushtim për ti dhënë një pamje të re shkollës së tij, fillimisht i kushtojë rëndësi rregullimit të nxehjes qendrore, më pas rregullimit të dyerve dhe dritareve me zare për të mos i penguar dielli nxënësit gjatë procesit mësimor, rregulluan për mrekulli edhe kopshtin me shumë gjelbërime e lule.

Tani drejtorit i arsimit komunal në Dragash, mr. Vloran Cena në  bashkëpunimi me IOM-in, sot bën përurimi i laboratorit të Shkencave të Natyrës në shkollën "Fetah Sylejmani", në të cilin inaugurim morën pjesë  edhe përfaqësuesit e IOM-it, të cilët falënderuan drejtorin e arsimit z. Vloran Cena, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe thanë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me implementimin e projekteve të tilla. Ndërsa drejtori i arsimit z. Cenaj fillimisht duke falënderuar IOM-in tha se laboratori do të ju mundësojë nxënësve një mësim - nxënie më të lehtë për nxënësit për ti kuptuar gjëra realisht dhe praktikisht por dhe për mësimdhënësit është një lehtësim për një mësimdhënie më efekikase.

Në këtë Laborator komuna e Dragashit ka investuar 10.000 € ndërsa IOM 5. 000€. Po ashtu sot u inagurua edhe Qendra Komunitare për fëmijët e grup moshave nga 3-5 vjeç, investim i përbashkët me UNICEF-in implementuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim, është një qendër moderne dhe e pajisur me pajisje bashkëkohore në këto përurime mori pjesë edhe kryetari i komunës z. Shaban Shabani, që po ju prinë investimeve të duhura në komunën e Dragashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat