Flet Shemsi Gashi për rastin e Albanës, nënes vetushqyese nga Skenderaj

Kosova

Flet Shemsi Gashi për rastin e Albanës, nënes vetushqyese nga Skenderaj

Nga: H.O. Më: 14 janar 2020 Në ora: 08:47
Albana

E plotësuar - Shemsi Gashi e ka demantuar shkrimin e Dibran Tahirit, babait të Albanës nga komuna e Skenderajt.

Gashi thotë se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se nuk ka kërkuar favore nga Albana.

"Ne artikullin në fjalë përmendet emir im Shemsi Gashi zyrtar në DKSHMS ne Skenderaj se gjoja kam kerkuar favore nga Albana Tahiri gjë që te shkruarat dhe të thënat në emrin tim janë shumë të pa verteta dhe genjeshtra të kulluara me qellim njollosje dhe baltosje të përsonalitetit tim, ne si zyrtar  kandidates se lartë shenuar i kemi afruar ndihmë në gjëra ushqimore e kemi strehuar ne banesë sociale të cilën vet e ka lëshuar, ndihma ju është ofruar në aspektin humanitar si çdo klientëje që është në nevojë dhe kurrë per jetë nuk i kam kerkuar favore as materjale e asgjë tjetër siq pretendohët në shkrimin e gazetës në fjalë”, thotë Gashi në ragimin e tij.

***

Në një medium televiviz u raportua për një nënë vetëushqyese që jeton në një shtëpizë llastiku. Është fjala për nënën Albanën nga komuna e Skenderajt. U tha nga komuna se ajo kishte refuzuar banesën, po këtë e demanton babai i saj, Dibrani.

AI ka një rrëfim të tmerrshëm për vajzën e tij. Ai shkruan në Facebook se vajzës së tij i ishte ndarë banesa, por i ishte kërkuar një favor në këmbim të banesës.

Ai thotë se një person në Policinë e Skenderajt me mbiemri Lushtaku i ka kërkuar Albanës të dalë me të, pasi ia ka gjetur banesën.

Lexo më poshtë rrëfimin e plotë të tij:

Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat