17 aktakuza për 24 orë

Kosova

17 aktakuza për 24 orë

Më: 14 janar 2020 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të funidt nga prokuroritë themelore janë ngritur 17 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy  persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur gjashtë  aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një  person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një  person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë  aktakuza kundër pesë  personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë datës 24 orëve të fundit ka ndaluar një  person i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes se veprës penale”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një aktakuzë kundër një  personi për veprën penale “ Vjedhje e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një  person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri  aktakuza, kundër tre  personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit e ka ndaluar një  person për 48 orë, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy  persona për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 2  aktakuza kundër pesë  personave, për vepra të ndryshme penale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat